14621942871459956323krimet-e-renda-tr_1462194879-7692784Kur Emiliano Shullazi i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për t’u liruar, pasi sipas mbrojtjes nuk ka asnjë provë dhe kallëzim kundër tij, një grua duket se ka rënduar pozitën e 38-vjeçarit të përfolur kohët e fundit.

Pas ofertave të organit të akuzës ndaj disa biznesmenëve që dyshohet se janë gjobitur, një grua biznesmene është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka dëshmuar kundër Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit, mëson Top Channel nga burimet e saja.

“Më kanë marrë një pasuri timen në Tiranë me vlerë 1 milion euro”, ka thënë gruaja dhe kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Gilmando Danit.

Për disa orë gruaja, identiteti i të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë së jetës së saj, është marrë në pyetje nga zyrtarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që është urdhëruar sekuestrimi i dokumentave në hipotekë dhe në gjykatë në mënyrë që të verifikohet me prova denoncimi i 50-vjeçares.

Prokuroria nuk jep asnjë version zyrtar për këtë çështje për shkak të sekretit hetimor. Konfirmohet se tre shtetas të përmendur në një raport të Shërbimit Informativ si biznesmenë që u është vendosur gjobë nga Shullazi kanë refuzuar të depozitojnë kallëzim kundër tij, aq më tepër që e kanë mohuar njohjen me të.

Ndërkohë që shtetasit Jani Zaka, personi që ka dëshmuar se është kërcënuar për t’i marrë një garazh në Tiranë, nuk i është gjetur ende adresa e tij për të kryer veprime të tjera hetimore.

Emiliano Shullazi është rikthyer në paraburgim në kryeqytet, pasi u mbajt disa ditë në Elbasan dhe është në pritje të shqyrtimit të kërkesës për të lënë qelitë.

SHPËRNDAJE