Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se nuk mund të japë informacione lidhur me aludimet se mund të kalojë në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se për momentin nuk mund të flasë për këtë çështje.

I pyetur nëse ka pasur takime ose ka biseda me kryetarin e AAK-së,  deputeti Abazi potencoi se nuk ka asgjë të përfunduar dhe se nuk mundet asgjë të flas mbi këtë temë.

‘’Nuk ka asgjë të përfunduar, nuk mundem asgjë me fol” u shpreh deputeti Abazi.

Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e njeh që një kohë të gjatë deputetin Haki Abazin, duke e vlerësuar angazhimin e tij në proceset e ndryshme për Kosovën.

“Hakinë e njoh shumë gjatë edhe e di që ka qenë aktiv në plot procese, mendoj që i ka ndihmu Kosovës. Shoqërisë civile e proceseve të brendshme në mënyra të ndryshme dhe i ka ruajt miqt e Kosovës,” ishte shprehur Haradinaj.

Kur u pyet nëse deputeti Abazi mund të bashkohet me AAK-në, Haradinaj u shpreh se është e mundur, por preferoi të mos komentonte më përpara.

“Hakia e ka një strukturë të njerëzve që janë me peshë dhe të respektuar, e përfaqëson një të djathtë të avancuar në vlera të reja, nuk është një e djathtë e prapambetur, tha i pari i AAK-së.

SHPËRNDAJE