Mbrëmë pak para mesnatës është sulmuar ndërtesa e Komunës së Zveçanit me granatë dore, që dyshohet të jetë e llojit “M-75”.

Rastin e konfirmoi për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa janë dëmtuar ndërtesa e Komunës, si dhe katër vetura të parkuara.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit ‘M-75’. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.

Ai tha se Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.

“Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofrojë shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, u shpreh Elshani.

SHPËRNDAJE