Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “fabrikojnë” tensione në veriun e vendit, duke i cilësuar këto veprime si përpjekje për të devijuar vëmendjen nga problemet e brendshme në të dyja vendet.

Në Dukagjini, Qalaj theksoi se incidentet në veri nuk janë spontane, por të orkestruara me qëllime të caktuara politike.

“Sa i përket atmosferës në përgjithësi jemi ne një kohë zgjedhore, dhe pre incidente të tilla. Incidente të fabrikuara nga jashtë dhe nga brenda.

Përdora qëllimisht për shkak se Qeverisë së Serbisë i duhen probleme në pjesën e veriut, për shkak se ka zhvillimet interesante në mes të pozitës dhe opozitës. Dhe e dini gjithmonë kur ka probleme në Serbia, qoftë në realizon më faktori ndërkombëtar apo me presione të brendshme gjithmonë fabrikohen incidente në veri, ose shkaktojnë incidente në veri në mënyre që të tërheqin vëmendja nga problemet në Serbi.

Dhe në mënyre të ngjashme e kemi edhe tek ne. Sa herë që që kemi dhe kemi shumë problemet, pasi e kemi një situata ku që katër vite nuk ka ndonjë zhvillim sa i përket ekonomisë, shëndetësisë, arsimit. Dhe kemi veriun dhe mendoj që nganjëherë që presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës po e ndihmojnë njëri tjetrin.

Është analizë e imja, duke i analizuar veprimet që katër vjet e me radhë”, ka thënë Qalaj.

Në linjë të deklarimeve akuzuese për veprimet në veri të Qeverisë Kurti – që partia në pushtet i sheh si “çliruese” – Qalaj u pyet nga gazetari nëse tensionet në pjesën veriore mund të jenë të inskenuara.

“Pra po aludoni këto që po ndodhin në veri, mund të kenë njëfarë skenari pas?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Absolutisht po. Gjithmonë e kanë ndihmuar njëri tjetrin. Gjithmonë duke u bazuar në veprimet që i ka bërë qeveria e Kosovës dhe shteti i Serbisë në veri”, iu përgjigj Qalaj.

“Veprimet që i ka marrë që nga viti 2021 deri sot mendoj që ka një lidhshmëri në mes të situatave që janë krijuar nga dy palët në pjesën e veriut”, ka shtuar më tej Qalaj.

Në dritë të zhvillimeve në veri, Qalaj komentoi edhe vendosjen e gurthemelit të një nënstacioni policor të ri në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit.

Qalaj e përgëzoji Kurtin për këtë veprim, i cili ishte në vendosje të gurthemelit. Por, deputeti i PDK-së ia kritikoi një veprim që e bëri Kurti në këtë ceremoni, vetëm 2 kilometra larg kufirit me Serbinë.

“E përgëzojë për përurimin e atij nënstacionit policor, mendoj që objektet e Policisë nevojiten kudo… është për shumë kritikë veprimi tjetër ajo sjellja dhe shikimi me to dylbitë jashtë territorit të Kosovës. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ka simbolikë, se prej pikës kufitare me shiku një territor tjetër, nuk mendoj që është një veprim i planifikuar mirë.

Zoti Kurti duhet t’i shikojë pa dylbi fare qytetarët e Kosovës. Të bisedoj me ta dhe të njoftohet për problemet e tyre. Të zbret dhe ta dëgjojë zërin e tyre”, ka thënë Qalaj.

SHPËRNDAJE