Dark Mode Light Mode

Shkup, protesta për rastin

largea_wwwwwwww1404216200Në Shkup është paralajmëruar të mbahet një protestë ditën e premte kundër dënimit me burg të përjetshëm të 6 shqiptarëve, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovçit.

Rasti në fjalë ka të bëjë me një krim makabër që ndodhi në vitin 2012 ku katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas u vranë në liqenin Smilkovçi, në periferi të Shkupit. Prokuroria akuzoi shtatë shqiptarë që dyshohen të jenë pjesë e vrasjes, ndërkohë që gjashtë prej tyre u dënuan dje me burgim të përjetshëm. Ndërkohë pala mbrojtëse e tyre, ka mohuar akuzat duke nënvizuar se bëhet fjalë për një proces pa fakte dhe të montuar.

Për këtë arsye, ditën e premte pritet të mbahet një protestë. Thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë e saj bëhet e ditur se janë familjarë të të dënuarve shqiptarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.

Advertisement

“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, keqtrajtimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk ndërhyjmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, thuhet në apelin për protestën të paralajmëruar të premten.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three − 2 =

Previous Post

Diego Costa, zyrtarisht lojtar i Chelseat

Next Post

‘BBC’: Shaqiri & Co, heronjtë e rinj të Zvicrës që vijnë nga emigracioni

Advertisement