Siq ka njoftur agjencia jonë informative bashkë me mediat zvcerane, Berna po bëhet gati për akstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi i cili më 14 prilli autorit
etet zvicerane kishin arrestuar me një kërkesë të ambasadës serbe në Begrad (8 mars) edhe pse ai është shtetas i Kosovës.Ndërsa, njoftimet nga Berna i kanë bërë të ditur agjencisë informative « Presheva Jonë » se ende nuk ështä esgjë definitieve dhe se Shemsi nuhiu mund të ankohet në Gjykatën Federale (TF). Kurse z.Falco Ghali shef për komunikim me mediat në Zyrën Federale të Drejtësisë (OFJ) në Bernë i ka deklaruar agjencisë Informative “Presheva Jonë” se « për fatin e rastit të Sh.N. do të dihet gjithëckah kah muaji maj i vitit të ardhshëm, sepse nuk kemi të bëjmë bash me një dosje e as procedurë të lehtë.. »
Në ndërkohë në Zvicër ka nisur nënshkrimi i një peteconi me mijra firma të qytetarve shqiptarë dhe zviceranë, ka deklaruar për “Presheva Jonë” i vëllai i Shemsiut, Sherif Nuhiu. Sipas organizatorëve të disa shoqatave mërgimtarësh, grumbillimi i nënshkrimeve i nisur në muajin gusht të ketij viti do të t’i dërgohet autoriteteve zvicerane për të kundërshtuar ekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi. Peticioni në fjalë do t’i dorëzohet në kabinetitn e znj. Simonetta Sommaruga shefe e policisë dhe drejtësië zvcierane.
Kërkesa për ekstradim e identifikon të akuzuarin si qytetar i Serbisë, përkundër asaj se i kërkuari i Serbisë është qytetarë i Kosovë. Por, sipas OFJ, kombësis, megjithatë, nuk luan edhe aq ndonjë rol në procedurë. Do përukujtuar se Serbia sot ka edhe qindra emra të të rinjve tjere shqiptarë në listat e saj, që sipas shoqatave (ONG) dhe autoriteteteve kosovare dhe atyre lokale të Luginës së Preshevës ato janë të motivuara politikisht me pretekst të krijimit të frikës dhe panikës në masë dhe dëbimit të të rinjjve nga këto vise të banuarra me shumicë shqiptare. Sipas Bernës, një gjë është e sigurt se i akuzuar nuk psedon shtetësinë zvicerane. Nëse ai do ta kishte, ai padyshim do të kishte shpëtuar ekstradimit, sepse Zvicra nuk i dorëzon shtetasit e tij në vend tjetër.
*****************************************
PETECION KUNDËR EKSTRADIMIT TË SH.N. NË SERBI !
Përshdnetje, Selam
Bravo, ju lumt juve “Presheva Jonë”..vec te para allahu jav pagoft për ket mundi që e bëni për ne, për vllaun tonë për qytetarët e Luginës që të na informoni keshtu shpejt e sakt…Ne jemi keti nje grup grashe e vajzash, nëna e motra të Shemsiut dhe gjitha ne kemi nenshkruar. por do të ishte mirë që edhe emailin të na dergoi ku t’i dërgojmë petecionin në fjalë
me rrespekt nga Kosova Lindore
varet per cfare por krimet gjate kohes se luftes ne ksper te cilat serbia akuzon shume ashtu si dhe per krijim organizatash terosite gjykohen nga gjykata e hages , eshte kopetence e saj..Pra ska lidhje cfar eshte ne kerkese ashtu si edhe nuk duhn te perdoren 2 standarte(gjithmone kur behet fjale per kohen e luftes) sic kishim Z.Thaci dhe Ceku qe kerkoheshin nga serbia me urdher arresti nderkombetar.A eshte po e njejte??? lerini herojte te jetojne jeten ne liri, shqipja nuk burgoset…