Dark Mode Light Mode

Në Preshevë masovikisht qytetarët po firmosin petecionin kunder Dick Marty

Preshevë, 10 (kosovalindore.com)

Sipas zyrtarëve të OVL të CMB-së “libri i peticionit kundër Dicka Martyt në Preshevë ka arritë ditën e premte në zyrën e OVL-së dhe deri tani mbi 1500 qytetarë kanë vendosur firmat e tyre…”

Advertisement

Euro deputeti zviceran Dick Marty, gjegjësishtë raporti i tij antishqiptarë po kundërshtohet përmes nënshkrimit të Peticionit edhe në Kosovën Lindore me seli në Preshevë. Mirëpo , sipas nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë ,Medvegjë dhe Bujanoc, Ramadan Ismajli gjatë këtyre tri ditëve është shumë i vogël numri i qytetarëve tanë që kanë shprehë gadishmërin për të firmosur këtë peticion.Ai ka ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët e Luginës që të firmosin kundër raportit të Dick Maryt , për të dëshmuar luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Sipas tij ky libër duhet të jetë i mbushur për të dëshmuar se populli shqiptarë është paqedashës dhe se kurr në histori të saj nuk ka kryer krime mbi njerëzimin. Përfaqësuest e OVL-së po ashtu aktivitetin e saj do ta vazhdojnë edhe nëpër fshatra andaj bëjnë apel tek qytetarët që të firmosin këtë peticion kundër eurodeputetit zviceran Dick Marty i cili do të dorëzohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − 6 =

Previous Post

Gripi i derrave (H1N1) kërcnon Serbinë. Bilanci: 270 te infektuar + 8 të vdekur

Next Post

Leo Mesi fiton “Topin e Artë” të FIFA-s. Fatmire Bajramaj deshtoi kësaj radhe

Advertisement