Dark Mode Light Mode

“Ernst & Jang”: Bankroti i Greqisë, i pashmangshëm

Shtëpia e revizionit “Ernst & Jang” në prognozat e saja për eurozonën ka bërë të ditur se bankroti i Greqisë “tash duket i pashmangshëm” dhe shpreh drojën se pjesë të eurozonës serish mund të zhyten në recesion.

Në raportin e saj, kompania thekson se kriza e borxheve në eurozonë nuk po tregon shenja të ngadalësimit dhe se pyetja kryesore ka të bëjë me atë se kur Greqia do të bankrotojë dhe si të menaxhohet pas kësaj.

Raporti parasheh se rritja e Bruto prodhimit vendor të eurozonës këtë vit mund të jetë 1,6 për qind, që është më e ulët se sa prognoza e mëhershme prej dy për qind, ndërsa vitin e ardhshëm kjo rritje mund të jetë vetëm 1,1 për qind.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − nine =

Previous Post

Burra me botoks

Next Post

Serbia ka nisur të numëroj popullatën e vetë, për herë të parë pa shqiptarët e ish-Jugosllavisë

Advertisement