Dark Mode Light Mode

Vdes Bobby Farrell lider Boney M.

Bobby Farrell,  dhe këngëtar i grupit Boney M., ka vdekur papritur gjatë natës së sotme. 

Vdekja e tij është lajmëruar nga agjenti i tij John Seine që ka shpjeguar se trupi është gjetur i pajetë në një hotel të Shën Petërsburgut, pas një spektakli privat për një shoqëri, gjatë së cilës ishte shprehur se nuk ndihej shumë mirë. 

Sipas burimeve të policisë ruse, në kufomë dhe në dhomë nuk janë gjetur shenja dhune dhe mendohet se vdekja të ketë lidhje me shkaqe natyrore. 

Advertisement

Farrell, 61 vjeç, me origjinë nga Aruba në Antille, ishte balerin dhe jetonte prej kohësh në Amsterdam.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 5 =

Previous Post

Shpërthim në gjykatën e Athinës

Next Post

Ish-spiuni serb, ambasador ne Maqedoni

Advertisement