Dark Mode Light Mode
WHO/OBSH-ja fajëson kompanitë farmaceutike
Ismail Kadare shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e ngritur ndaj tij për shpifje
Në Prishtinë u protestua kundër arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së

Ismail Kadare shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e ngritur ndaj tij për shpifje

Shkrimtari i njohur ishte akuzuar nga Enea Nauni, i cili deklaronte se Kadare kishte shpifur ndaj tij tek Ministria e Brendshme, për të mos lejuar botimin e librave të tij.

Por kjo nuk është vërtetuar në Gjykatë, kështu që shkrimtari i njohur fitoi pafajësi.

Padia mbante numrin e çështjes 1064, ndërsa u regjistrua në gjykatë më 24 shkurt të këtij viti.

Advertisement

Sipas pretendimeve të Naunit, shkrimtari Kadare e kishte penguar atë që të botonte libra, duke ndërhyrë në Ministrinë e Brendshme, ku i adresonte fjalë të paqena.

Pavarësisht pretendimeve të dhëna para togave të zeza, paditësi nuk i paraqiti asnjë provë gjykatës, që të faktonte akuzat e tij. Për shqyrtimin e kësaj padie, gjykata thirri edhe prokurorinë.

Prokurorja Tatjana Laçej, pasi shqyrtoi pretendimet e palës paditëse, kërkoi nga gjykata deklarimin e pafajshëm të shkrimtarit Ismail Kadare.

Të njëjtën kërkesë bëri para gjyqtarit të çështjes edhe mbrojtësja e caktuar kryesisht, Nevila Pushi.

Vetë shkrimtari nuk ka qenë i pranishëm gjatë gjykimit të tij, pasi kishte vendosur të mbrohej nga avokatja e caktuar nga shteti, pasi nuk ka shfaqur interes mbi këto akuza.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − fifteen =

Previous Post

WHO/OBSH-ja fajëson kompanitë farmaceutike

Next Post

Në Prishtinë u protestua kundër arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së

Advertisement