Dark Mode Light Mode

Objektit të “Shotës” i prehet shiriti

(AIK-Presheva Jone)

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka përuruar ditën e djeshme objektin tashmë të rinovuar të këtij ansambli. Të pranishëm në këtë ceremoni përveç njerëzve të artit ishin edhe personalitete nga institucionet tjera shtetërore të vendit. Ndërkaq pas ceremonisë së prerjes së shiritit, në sallën e valleve u mbajt edhe një koktej rasti për të ftuarit. Ndërsa në mbrëmje, trupa e ansamblit, “Shota” nën koreografinë e Fahri Beqirit, ngjiti në skenën e Tetarit Kombëtar një valle burimore për të shënuar kështu premierën e fundit për këtë viti, të ansamblit. Ndryshe valltarët e “Shotës”, tashmë do të kenë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të ushtruar në mënyrë normale aktivitetin e tyre artistik. Objekti i ri është rinovuar me mbështetjen financiare të MKRS-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − 16 =

Previous Post

Sandro Rosell i përgjigjet Johan Cruyff,skishim rrugë dalje!

Next Post

P.Anderson: Mjaftë me ndërhyje kirurgjike!

Advertisement