(AIK-Presheva Jone)

Aktorja Pamela Anderson thotë se ajo nuk do të bëjë më shumë operacione plastike në trupin e saj. Ish-aktorja e serisë “Baywatch”, e cila kishte kaluar në një mori procedurash kirurgjike gjatë karrierës së saj, beson se ajo kurrë nuk ka qenë një ‘bukuroshe klasike’, por në vend të përpiqet dhe të luftojë plakjen, ajo do t’ia lërë natyrës ta ndjekë ritmin e saj tash e tutje. “Nuk jam kundër operacioneve plastike, atë që kam bërë do të qëndrojë me mua dhe kjo është ok, por nuk dua të bëj të tjera. Do të bëja disa ndërhyrje në fytyrë, por nuk dua t’u nënshtrohem procedurave dhe thikave që futen në mua”, ka thënë Pamela.

SHPËRNDAJE