Dark Mode Light Mode

Në Vlorë bëhen homazhe për Ismail Qemajlin

Vlora dhe shqiptarët përmes një Akademia përkujtimore kujtojnë Ismail Qemalin- themeluesi i shtetit të parë shqiptar” në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës Labë

 

Vlorë, 26 janar/ AIK-Presheva Jonë

Intelektualë dhe qytetarë të Vlorës bënë dje homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit. 24 janari shënon 167-vjetorin e lindjes dhe 92-vjetorin e vdekjes së një prej figurave më të rëndësishme historike të Shqipërisë. Kryebashkiaku Gjika, shoqëruar nga drejtues të tjerë në nivel lokal, drejtues të universitetit “Ismail Qemali”, përfaqësues të shoqatave, shoqërisë civile, historianë, intelektualë kanë vendosur kurora me lule, duke u përulur me nderim para kësaj figure simbol për kombin tonë. Kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, përkujtimi i Ismail Qemalit, në ditën e lindjes dhe vdekjes së tij, ka sjellë trajtimin historik dhe shkencor të kësaj figure historike në “Akademia përkujtimore Ismail Qemali- themeluesi i shtetit të parë shqiptar” në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës Labëria.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 5 =

Previous Post

"The Guardian" & "Le Monde": Xhavit Haliti në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë për krime dhe vrasjen e Ali Ukës

Next Post

Reali fiton me vetëm një gol dhe shumë shance !

Advertisement