Dark Mode Light Mode
HAXHINASTO PËR "PRESHEVA JONË" : Ja e vërteta e Abetares së Preshevës
Enver Hoxhaj niset për vizitë zyrtare..Me ftesë të ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit
MUP-i serb konsiderohet grupi më i madh kriminal në veri të Kosovës

Enver Hoxhaj niset për vizitë zyrtare..Me ftesë të ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit

Me ftesë të ministrave të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj niset për vizitë zyrtare në këto tri shtete.

Ministri kosovar Hoxhaj, përveç takimeve me tre homologët, do të zhvilloj edhe vizita dhe takime me përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të tyre, si dhe me diplomatë të shteteve të tjera të akredituara në to.

Gjatë takimeve mes Ministrit Hoxhaj dhe ministrave të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Kuvajtit do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor mes Kosovës dhe këtyre tre shteteve mike, si dhe për procesin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.

Advertisement

Kurse qëllimi kryesor i vizitave te këto vende, thuhet të jetë diskutimi për kontributin e këtyre shteteve për avancimin e mëtutjeshëm dhe përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 + seventeen =

Previous Post

HAXHINASTO PËR "PRESHEVA JONË" : Ja e vërteta e Abetares së Preshevës

Next Post

MUP-i serb konsiderohet grupi më i madh kriminal në veri të Kosovës

Advertisement