Bernë 16 dhjetor (AIK Presheva Jonë)

Madje, senatori Marty nuk ndalet vetme me kaq, po ka shtuar ë raportin e tij se “disa pjsëtarë të UÇK-së janë përfshirë në tregti me drogë…”

Bernë 16 djhjetor (Presheva Jonë)

Zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme (DFAE) i kanë deklaruar sot agjencisë sonë informative “Presheva Jonë” se pas publikimit të raportit të senatorit zvcieran Dick Marty dje në Paris mbi “trafikun e organeve dhe implikimin e UCK-së në to” ka kërkuar hspjegime urgjente nga autoritte e e Kosovës.

Qeveria federale e Zvicrës ka kërkuar shpjegime lidhur me raportin e senatorit Dick Martyt që bën fjalë për “implikimin e mundshëm të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi” në „tregti me organe”, të zhvilluar, sipas këtij senatori, në përfundim të luftës në Kosovë.

Qeveria zvcierane kërkon nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare në Kosovë që të kontribuojnë në ndriqimin e ketij rasti dhe të dalin publikisht s epër cka është fjala vërtetë këtu pas akuzave të ngriturura nga z.Marty.

“Tani nevoitet që autoritetet e Prishtinës zyrtare, përfshirë dhe ato ndërkombëtare në rajon, t`i ndërmarrin hapat e tyre juridik”, kanë thënë zyrtarët nga DFAE për “Presheva Jonë” dhe mediet tjera zvicerane, duke nënvizura se tashmë EULEX-i veq ka nisur hetimet në këtë drejtim.

Ambasadori i Zvicrës në Këshillin e Evropës, Christian Meuwly ka kërkuar që akuzat e publikuara nga ana e Dick Marti të ndiqen edhe në rrugë juridikë të cilat procese do të mbështet edhe Zvicra për qartësimin e zhdukjes së një numri të madh të njerëzve gjatë luftës në Kosovë.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në Paris, Dick Marty ka dretjuar sërish gishtin kah Hashim Thaci. Ai ka thënë se “posedoj fakte dhe indikacione për ato që ka deklaruar, ndërsa tash e tutje ko qështje ju mbtetet në dorë autoriteteve gjyqësore që t`i sigurojnë dëshmitë…” Madje, senatori Marty nuk ndalet vetme me kaq, po ka shtuar ë raportin e tij se “disa pjsëtarë të UÇK-së janë përfshirë në tregti me drogë…”

SHPËRNDAJE