Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasha Mirkoviq, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë akt vandal.
Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikolka Stolliq, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës dhe se atje gjendet policia”.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal, transmeton Koha.
Siç dihet, sot në Preshevë, pikërisht qeveria serbe i dha urdhër xhandarmërisë së saj që të heqë nga lapidarin përkujtimor të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe ka mundësi që ky akt të jetë një lloj hakmarrje për atë që ndodhi në Preshevë.

të ndëshkohen me se pari ata te Serbis
ku asht thaqi letju thot OSHT QESHTJE E MBRENDSHME E REPULUKES SE KOSOVES nese kah byth meju than
thaqi me mujt i arreston tash ata qe i kan thy varrezat, se sa per shqiptar si han hiq.
ja ja sguxon me than aj at se kurt takohet me Dacic i teret fyti
mos te merziten shum se hashim thaqi i ben verrezat edhe me te bukura se sa kan qen sepse fjala eshte per serbet e kur flitet per shqiptart lapidaret e deshmoreve ton rrenohen dhe ata festojn sebashku me serbet /
Kjo nuk eshte Problem, mas ni jave kejta kto i ke ne kemb, i ndrec qeveria se tuten qe spo i vjen Dacici ne Bisedime