Dark Mode Light Mode

Facebook-u nxjerr shërbimin “Postim i Promovuar”

Facebook-u nxjerr shërbimin “Postim i Promovuar”A doni të paguani para për të qenë të sigurë se statusin tuaj e shikojnë të gjithë miqtë që keni pa përjashtim? Facebook-u i’ua lejon këtë.

Kompania ka lajmëruar se ka nxjerrë një shërbim të ri i cili quhet “Postim i Promovuar” për të bërë pikërisht këtë gjë.

Facebook-u thotë se testimi fillimisht do të fillojë në Zelandën e Re dhe do të praktikohet në 20 shtete të tjera para se të vendoset në SHBA.

Advertisement

Edhe pse çmimi nuk përmendet, Tech Crunch raporton se kompania iu kërkon përdoruesve të shpenzojnë 7$ për çdo përditësim gjendjeje (statusi) që duan ta “theksojnë”.

Ky shërbim është për njerëz që kanë llogari personale me 5000 shokë ose më pak. Facebook-u me siguri e përdor këtë shërbim për të fituar më shumë para.

Vlera e kompanisë është shumë herë më e ulët, që kur kjo vlerë u bë publike në maj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 2 =

Previous Post

Irani vazhdon bllokimin e transmetimeve amerikane

Next Post

Mourinho: El Clasico ndryshe nga sfidat tjera

Advertisement