Ky projekt ishte iniciuar nga koordinatori i PLD ( Partisë Liberal demokratike ) Kujtim Sadriu, dhe mjetet në vlerë prej 2 milion e 500 mijë dinarë janë siguruar nga komuna e Beogradit. E punimet i kanë përcjellë delegacioni i pushtetit lokal ,përfaqësuesit e PLD dhe imami i xhamisë Ebu Beker es Sidik.
Pas blerjes së pronës për varrezat e reja të qytetit, dalëngadalë ky projekt po shkon drejt finalizimit . E sot është bërë asfaltimi i rrugës drejt varrezave me gjatësi 355 metër dhe gjerësi 3 metra. Ky projekt ishte iniciuar nga koordinatori i PLD ( Partisë Liberal demokratike ) Kujtim Sadriu, dhe mjetet në vlerë prej 2 milion e 500 mijë dinarë janë siguruar nga komuna e Beogradit.
Ndërsa, punimet i kanë përcjellë delegacioni i pushtetit lokal ,përfaqësuesit e PLD dhe imami i xhamisë Ebu Beker es Sidik. Sipas Imamit të xhamisë së madhe Sevdail Jakupi varrezat e reja të qytetit ,tashmë falë ndihmës së qytetarëve janë në përfundim e sipër ,sepse pas blerjes së parcelës, është bërë murosja, pritet vendosja e rrethojës dhe asfaltimi i rrugës bën që ky projekt të jetë i gatshëm për shfrytëzim.
Edhe Kryetari Ragmi Mustafa e ka vlerësuar këtë projekt duke participuar edhe me mjete pasi rruga në tërësi kap vlerën mbi 3 milion dinarëve. Ndërkaq koordinatori i PLD Kujtim Sadriu ka thënë se do të vazhdojë të sjellë në Preshevë edhe projekte të tjera , e si prioritet shihet mbi kalimi në stacionin hekurudhor. Imami Savdail Jakupi gjithashtu tha se duke pasur parasysh gjend

jen e varrezave në brendësi të qytetit , varrezat e reja kanë kushte shumë më të mira, duke thënë se aty do të vendoset edhe ndriçimi. Ai ka potencuar edhe iniciativën që sipas tij falë xhematit do të realizohet , dhe bëhet fjalë për frigo- dhomën ku do të vendoseshin kufomat. Varrezat e reja të qytetit kanë qenë domosdoshmëri e kohës pasi varrezat e qytetit janë të stërngarkuara , dhe shtimi i numrit të popullsisë në qytet ka ndikuar në ndërtimin e xhamisë së re dhe varrezave të reja të cilat janë financuar nga xhemati dhe donatorë të ndryshëm.
gabim pse nuk eshte ftuar edhe cedomir jovanoviq ne kete perurim apo dragan gjillasi masi kokan paret e beogradit
Me sa kam une informacione ky njeri me nuk eshte zyrtar i kesaj partie ne Presheve per arsyeje keqmenaxhimi. Kete me se lehti e konfirmoni ju si agjenci e lajmeve. E kete projekt nuk e ka nxjerr ky po ka qene si dhurate e komunes se Beogrtadit qe eshte bashkeqeveris edhe ng BLD per Presheves si komune jo e zhvilluar. E eshte manipulur kahja e saj si zotesi e dikujt per dicka.
Mrrofsh topat o Krenar mos valla e solli mamaja juaj Ceden ne Presheve, dhe se kjo nuk ka qen dhurat sikurse kan qen dhurat votat e deputeti R.Halimi nga SPS-si