Dark Mode Light Mode

Gruaja e Kaka’: Do kthehemi në Sao Paulo

E ardhmja e Kaka’ ende nuk ka gjetur zgjidhje, por ndërkohë familja e tij po bën planet. Në një intervistë për revistën ‘RG’, bashkëshortja e futbollistit të Real Madrid deklaroi se po përgatitet për rikthimin në Brazil.

“Po përgatitemi për të shkuar në Sao Paulo, e gjithë familja. Nëse Kaka’ do të largohet nga Spanja, Brazili është vendi i vetëm ku do të jetojmë”, është shprehur Carolina Celico.

Këto deklarata konfirmojnë se e ardhmja e brazilianit është larg Madridit. Milani këmbëngul se nuk do të blejë lojtarin dhe e vetmja alternativë për kuqezinjtë është huazimi falas.

Advertisement

Por, drejtuesit madrilenë nuk kërkojnë zgjidhje tjetër përveçse shitjes së një lojtari me një rrogë të majmë (10 milionë euro) dhe që pas mbërritjes në Madrid të Modric është alternativa e tretë për Mourinho në rolin e organizatorit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 5 =

Previous Post

PVD: Pushteti ri në Bujanoc me kërcnime te reja, largon rreth 40 punëtorë

Next Post

Barcelona do luajë me Shqipërinë në nëntor

Advertisement