PUSHTETI I RI ME AVAZIN E VJETËR

Kërcënime ndaj drejtorëve “të padëgjueshëm” me shkarkim apo masa “tjera”.

Pushteti komunal i Bujanocit, i personifikuar në kryetarin e Komunës, duke dëshmuar për çdo ditë paaftësinë e vet për të përmbushur premtimet parazgjedhore, gjithnjë e më shumë po rritë pakënaqësinë e atyre qytetarëve që i kanë besuar premtimeve të këtilla, thuhet ne nje raport të shërbimi për informim i PVD-së, dega në Bujanoc, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Bujanoc, 28 gusht

Në fazën e parë, krejt për qëllim për të siguruar vende pune për militantët partiak, janë latrguar nga puna 19 shqiptarë për tu zëvendësuar me  të besuarit partiak.

Faza e re, e filluar krahas përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollorë karakterizohet me  presionet, kërcënimet dhe shantazhet e pushtetit komunal dhe vetë kryetarit të komunës ndaj drejtorëve të disa shklollave shqipe, të cilëve i kërkohet punësimi i kuadrove partiake dhe bashkëshortëve të tyre, në  dëm të punëtorëve të mëhershëm, që për bindje politike kanë besnikërinë ndaj koalicionit opozitarë.

Drejtorët e këtyre shkollave, kërcënohen edhe me shkarkim dhe me masa “tjera” në rast se nuk respektojnë  listat e personave, që i oforn kryetari i komunës për ti punësuar në procesin arsimor. Krahas listave me personat e dëshiruar atyre i ofrohen edhe listat e personave të “padëshiruar” që vijnë nga radhët e koalicionit opozitar.

Në këtë moment, ndaj disa shkollave janë nddërmarrë masa disciplinore në duke mos iu bartur mjetet nga buxheti i paraparë vjetor për  përgatitjen e rregullt të objekteve të shkollave në prak të fillimit të vitit të ri shkollor. M.K.

 

 

SHPËRNDAJE