Dark Mode Light Mode

PSG, Leonardo mohon Kaka-në

“Ricardo Kaka nuk është më prioritet i Paris Saint Germain”. Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të klubit fracez Leonardo në një intervistë për të përditshmen “Le Parisien”. Braziliani i Realit të Madridit ishte vendosur në radarët e gjigantëve francezë, por ish-trajneri i Milanit mohoi për momentin një trasferim të Kaka në kryeqytetin francez.

“Nuk ekzistojnë bisedimet me Kaka, nuk ka asgjë të vërtetë. Kam një marrdhënie miqësore me të dhe duke u bazuar te një fakt i tillë, të gjitha mediat spekulojnë për një trasferim të tij te PSG. E vërteta është së për momentin Kaka nuk është objektivi ynë”.

Dy muaj më parë, kur ekipi i Mourinhos u eliminua në Champions League nga Bayern Munich, përfaqësuesit e PSG zhvilluan një takim me Kaka dhe Higuain, pasi në atë kohë sheiku Al-Thani ëndërronte trnasferimin në Paris të dy lojtarëve në fjalë, aq sa ishte i gatshëm t’i ofronte 30-vjeçarit 9 milionë Euro në sezon. Por klubi francez nuk ishte i gatshëm të derdhte në arkat e Realit 25 milionë Euro të kërkuara nga shoqëria spanjolle.

Advertisement

Ricardo Kaka, kohët e fundit është bërë synimi kryesor i skuadrës kineze të Guangzhou, që është gati t’i ofrojë brazilianit 18 milionë dollarë në sezon, ndërsa realit 25 milionë dollarë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + two =

Previous Post

Matura, 4 mesuese ne pranga

Next Post

Kim dhe Kanye në spital

Advertisement