Dark Mode Light Mode

Johnny Depp divorcohet nga Vanessa Paradis

Johnny Depp dhe Vanessa Paradis janë ndarë pas 14 vitesh bashkë. Një zëdhënës i aktorit tha se ata janë ndarë në mënyrë miqësore. Kurse tha se mediat duhet të respektojnë privatësnë e tyre dhe të fëmijëve të çiftit.

Depp dhe Paradis, që kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, nuk janë parë në publik që nga viti 2010, por së fundmi kishin hedhur poshtë zërat për ndarjen e tyre, që po qarkullonin që prej janarit të këtij viti.

Marrëdhënia e tyre ishte në telashe prej disa muajsh dhe së fundmi thuhej se Depp ishte lidhur me aktoren biseksuale Amber Heard.

Advertisement

Depp, 48 vjeç, dhe Vanessa, 39 u lidhën së bashku në vitin 1998.

Paradis u shfaq në gjendje shumë të keqe kohët e fundit gjatë xhirimeve të një filmi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 11 =

Previous Post

Zhvishet Erin Heatherton

Next Post

Skandali i peshkopit, furtunë në media

Advertisement