Sipas burimeve të agjencisë informative “Presheva Jonë”, partia e PDSH-së është pajtuar të ndajë pushtetin për katër vjetët e ardhshme me RD-në, që do t’i ndjanë postet udhëheqëse të pushtetit lokal në Preshevë. Avni JUSUFI
Preshevë,24 maj
Pas një takime të delegacioneve të caktuara nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike në Preshevë, të mbajtur para pak çastesh, merret vesh jozyrtarisht se është arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës në kuvendin e ardhshëm komunal të Preshevës, bëjnë të ditur burimet e agjencisë Presheva Jonë. Sipas këtyre burimeve jo të konfirmuara,këto dy parti politike janë pajtuar për ndarjen e posteve udhëheqëse të pushtetit lokal në Preshevë. Këto dy parti kanë fituar numër të mjaftueshëm të këshilltarëve për ta formuar qeverinë e re lokale në komunën e Preshevës të cilat së bashku kanë arritur të grumbullojnë 20 këshilltarë komunal 17 PDSH dhe 3 RD. Tani pritet së shpejti edhe konfirmimi i ndarjes së posteve dhe thirrja e një seance për konstituimin e organeve komunale në Preshevë. “Presheva Jonë”
shume mire urime koalicioni nje sugjerim per pdsh mos ja jepni postin e kryeministrit kurse postet tjera le ti zgjedhin cilindo
Autori : Mr . Njohes i gjuheve te huaja .
Marreveshje po , por a njohin shqiptaret ndonjehere ” drejtesi ” ne mes vete ? !!!
Ndarja e pushtetit nuk i jep mundesi te tjereve qe te realizojne as te drejtat minmale per te arritur deshiren e tyre per te pasur te pakten qofte edhe nje funksion me te vogel diku neper ato institucione te cilat do te duhej t’i kishin njerezit kompetente e me grada shkencore te cilet mund te japin kontributin e tyre , por pervec atyre njerezve qe jane mesuar te mbajne pushtetin e hekurt e te krijuar me gjitha mjetet e mundshme pavarsisht kesaj te fundit c’eshte me e keqja se keta njerez po vuajne edhe me tej nga sindromi teper i rrezikshem sic eshte nepotizmi apo thene shqip familjarizmi .
Kjo metode e praktikuar deri tani nuk jep shprese se gjerat do te shkojne ne drejtimin e duhur .
Ne te tjeret te mbetur ne meshiren e njerezve qe po vazhdojne te marrin poste e te krijojne monopole me privilegjeve te medha thuaj se nuk gjindemi fare mbi siperfaqen e ketij vendi .
A thua deri kur keshtu do te veprohet ? te krijosh te mira te medha ekonomike per vete e te tjeret te cilet kane bere mund te madh duke perfunduar studime ne lemi te ndryshme jane te detyruar te marrin boten ne sy pershkak se pushtetaret qe jane mesuar te mbajne poste e te ngrisin priviligjet e tyre duke mos i lene te tjereve as nje fije shprese se edhe per ata nje dite do te duhet te behet mire .
Sikur duket qe jeta ketu aspak nuk ka kuptim per aq kohe sa keta autokrate te medhenj mbajne ne supet e tyre kthetra te medha te stolisura me pushtetin e hekurt mpi supet e tyre .
Ketu vlen te permendet shprehja qe thuhet ne popull se thuhet se shqiptarit jepi pushtet ne menyre qe ta njohesh se cila eshte fytyra e vertete e tij .
Megjithate une uroj qe gjerat te ndryshojne ne te ardhmen .