Dark Mode Light Mode

KOSOVA EDHE ZYRTARISHT NË FIFA, FILLIMISHT MIQËSISHT

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA deklaroi se “Komiteti Ekzekutiv i ka dhënë miratimin e vet të gjitha organizatave anëtare të luajnë ndeshje miqësore me Federatën e Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 79 të statutit të FIFA-s,” njofton agjencia e lajmeve Balkaninsight.

Sipas Fadil Vokrrit, kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, ky vendim është hapi i parafundit drejt anëtarësimit të plotë. Kosova ka qenë e përjashtuar nga organizatat ndërkombëtare deri më sot për shkak se nuk është një vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Kosova tashmë po njihet në arenën ndërkombëtare përmes futbollit,” tha Vokrri. “Ne jemi të lumtur për këtë sepse shënon një hap të madh për futbollin e Kosovës.”

Advertisement

Para njoftimit të vendimit të FIFA, Tomislav Karadzic, president i Federatës së Futbollit të Serbisë deklaroi se do të verifikojë informacionin dhe të shohë se në çfarë faze janë bisedimet mes FIFA-s dhe Kosovës. “Ne e diskutuam këtë çështje në Qipro vitin e kaluar dhe nuk kemi rënë kurrë dakord,” tha ai. “Për sa kohë Kosova nuk është anëtare e OKB-së, ne nuk do ta pranojmë një vendim që lejon kosovën të luajë ndeshje zyrtare,” shtoi Karadzic.

Pasi Kosova të marrë anëtarësimin e plotë në FIFA, skuadra kombëtare e Shqipërisë ku aktualisht luajnë një numër i konsiderueshëm futbollistësh nga Kosova. 22 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 + 20 =

Previous Post

HOMAZHE: Lugina e Preshevës ngushëllon Shqipërinë dhe familjet e viktimave

Next Post

Shqipëria dhe Katari - Pa transmetim televiziv!

Advertisement