Dark Mode Light Mode

Krasniqi: Kryeministri po sillet me arrogancë ndaj grevistëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në intervistë për “RTK Prime” flet për shumë tema të aktualitetit politik. 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për grevën në arsim, tha se situata është për keqardhje. Ai tha se greva ka mundur të mos fillojë, sikur të kishte një qasje mirëkuptuese nga ana e kryeministrit dhe qeverisë.

Ai u shpreh se opozita është munduar të mos përfshihet në këtë situatë, sepse për sindikata, partneri kryesor është qeveria, për gjetjen e një zgjidhjeje. Krasniqi tha se megjithatë, PDK ka dhënë rrugëzgjidhje dhe se duhet një dialog social.

Advertisement

Ai tha se ka mirëpritur takimin e Këshillit Grevist dhe kryeministrit dhe ka besuar se do të gjendet zgjidhja. “Por ishte dëshpëruese dhe për keqardhje për mos lëvizje as milimetrike nga kryeministri”, tha Krasniqi në “RTK Prime”.

Kreu i PDK-së u shpreh se rruga normale do të duhej të ishte hiqja e arrogancës nga kryeministri. “Pra të kërkohej mirëkuptim nga sindikalistët, e jo merre ose leje. E kam bërë këtë pako, merre  ose lere. Kjo nuk është rrugë e drejtë”.

Ai u shpreh se Kurti është  kryeministër i të gjithëve. “Mësimdhënësit nuk i kanë hyrë grevës se nuk kanë çfarë të bëjnë, por sepse po ballafaqohen me barrën e vështirë të lidhjes së muajit me muaj sepse është inflacion i tmerrshëm”, tha Krasniqi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi më i pëlqyeri në sondazhin e Nacionales (Foto)

Next Post

Kombëtarja e Kosovës për dikë nderë e krenari, për dikë trampolinë e "gomë rezervë", deri kur kështu?

Advertisement