Dark Mode Light Mode

Kamberi takon banorët e fshatrave të Preshevës, merr mbështetje për qëndrimin dinjitoz karshi Serbisë

Gjatë ditës së djeshme (e shtune), bartësi i listër së “Shqiptarëve të Bashkuar të Luginës” z. Shaip Kamberi ka vizituar banorët e fshatrave Rahovicë, Corroticë e Raincë, me të cilët ka biseduar në lidhje me mandatin që po shkon, e sidomos për mandatin që pritet ta marrë më datën 6 Prill z. Kamberi, ku i ka siguruar se do të vazhdojë të jetë i pakompromis në raport me shtetin diskriminues serb ndaj shqiptarëve.
E në anën tjetër, kjo është pritur mjaft mirë nga banorët të cilët i kanë dhënë mbështetje deputetit Kamberi për të vazhduar që tua mbrojë e të luftojë për të drejtat e tyre.

Ja postimi i plotë i z. Kamberi:

Sot, bashkë me kryetaren Sinani, takuam bashkëkombasit në Rahovicë, Corroticë dhe Raincë ❤️.
Biseduam për rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare.
Aleanca me qytetarët 🤝 për përfaqësim po jep shtysën e madhe fitores së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës 16✅️
Të gjithë në mobilizim e organizim pro qëndrimeve tona të dinjitetshëm e vendosmërisë të pakompromis për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës.
Vazhdojmë bashkë.
Voto 16✅️
#TubimMobilizues #Rahovica #Corrotica #Rainca
#ZgjedhjetParlamentare #KSHL #PVD

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + 9 =

Previous Post

“Dardanët” e zhvillojnë sot stërvitjen e fundit para nisjes për Zvicër

Next Post

Sot e diel, prej orës 12:00 dil pi kafe e diskuto me kandidatin për deputet z. Sali Salihi, në sheshin e Bujanocit

Advertisement