Dark Mode Light Mode

Glauk Konjufca: Vetëm kombinimi Bahtiri-Kurti garanton perspektivë për Mitrovicën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se me bashkimin Agim Bahtirit me Vetëvendosjen, ky subjekt politik e ka të sigurt fitoren në Mitrovicë.

“Mitrovica është një qytet shumë i rëndësishëm jo vetëm i Kosovës, po ndoshta qyteti më i rëndësishëm i shqiptarisë për momentin. Për me qeveris Mitrovicën kërkohen dy gjëra mendoj: qëndrueshmëri kombëtare dhe guxim i kombinuar me drejtësi, e unë nuk i di kush i përmbanë këto dy veti më mirë se Agim Bahtiri. Ai e ka mbështetjen e plotë të Kryeministrit Albin Kurti, e ka mbështetjen time dhe e ka mbështetjen e krejt institucioneve më të rëndësishme të Republikës se Kosoves”, ka thënë Kunjofca në Mitrovicë.

Glauk Konjufca ka thënë se VV qendron pas Agim Bahtirit, duke ecur së bashku përpara në mënyrë që të shënojnë fitore e cila, sipas tij, është më e rëndësishme së gjithmonë.

Advertisement

“Mitrovica e ka rëndësinë e vet specifike për kombin shqiptar dhe për unitetin e Republikës së Kosovës. Agim Bahtiri ka pasur bashkëpunim të plotë me neve edhe pa qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, kjo na ka bindur që rrugët tona do të takohen herëdokur dhe ato u takuan, por gjithmonë për të mirën e Kosovës”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Është ekzistenciale që Lëvizja Vetëvendosje me në krye Agim Bahtirin të vazhdoj qeverisjen në Mitrovicë, pasi që vetëm ky kombinim me kryetar Agim Bahtirin dhe me kryeministër Albin Kurtin, i cili do te përballet ne negociata me Serbinë, vetëm ky kombinim është garanci që qyteti i Mitrovicës një ditë do të ketë perspektivë dhe shans që të bashkohet”, ka deklaruar Konjufca.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=402399754584138&id=100044423496553

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × five =

Previous Post

Eroll Salihu godet mediat shpifëse në lidhje me fabrikimin e dosieve fiktive: Po tentoni me dëmtu futbollin, do të dështoni

Next Post

VV po e do me çdo kusht Mitrovicën: Premtimi i Bahtirit, që Kurti fillon t’ia zbatojë që tash

Advertisement