Në garën për kryetar të Mitrovicës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari aktual, Agim Bahtiri ka prezantuar mbrëmë programin e tij zgjedhor.

Nëse futeni në web-site e fushatës së tij www.agimbahtiri.com , shihni se në program ka një pikë ku thotë se do të ndërtojë impiant për ujërat e zeza në Mitrovicë.

E në paraqitjen e mbrëmshme, ministri i Financave, Hekuran Murati tregoi se javën e ardhshme do ta votojnë në qeveri këtë projekt.

“Hiq më larg se javën që vjen, ju ftoj ta përcillni mbledhjen e qeverisë. Do ta kalojmë një projekt për Mitrovicën. Projekt që tjerët po e premtojnë, na do t’ia nisim. Bahet fjalë për impiantin, 42 milionë euro. Mbledhjen e radhës kam me prezantu në qeveri, për me i fillu negociatat me BERZH-in dhe EIB-n. Qekjo domethënë kur komuna ka mbështetjen edhe të Qeverisë”, ka thënë Murati.

Mbështetje të fortë, Bahtirit i kanë dhënë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe shumë të tjerë, të prirë nga Albin Kurti, kryeministër i vendit.

SHPËRNDAJE