Dark Mode Light Mode

Nga Prizreni vjen përkrahje për kryetarin Ademi

U thuhet ndal, presionit dhe shntazheve

Delegatët e Rajonit të Prizrenit, rikonfirmojnë përkrahjen për lidershipin e FFK-së. Konfirmimi erdhi pas takimit që kreu i FFK-së, z.Agim Ademi,  shoqëruar nga Mirsad Collaku, kryetari LRF dhe anëtar i KE, mbajti të mërkuren me delegatët e klubeve të Lirisë, Malishevës, A&N, Vëllazërisë dhe delegati i Rajonit të Prizrenit.
Të njëjtit kanë kërkuar që të ndërpriten presionet dhe shantazhet ndaj delegatëve, nga grupe jashtë shtëpisë së futbollit, që nuk përfaqësojnë askend, pos interesa individësh dhe grupeve të caktuara, që janë iligjitime.
Poashtu, u kërkua që krahas këtyre presioneve të ndërpriten edhe interferinet politike, që janë në kundërshtim me normat e rregulloret UEFA-s FIFA-s dhe FFK.-s. ‘Ti kthehemi punës në avansimin e futbollit, përmirësimin e infrastrukturës, shkollimin e kuadrove dhe profesionalizimn e futbollit.
Askush nuk ka të drejtë të interferojë në zgjedhjen e strukturave, veçmas individ të pa autorizuar.Deri në zgjedhjet e rregullta të parapara me statut, delegatët u akorduan pos përkrahjes pa rezervë për kryetarin Agim Ademi , të përgatitrën për kampionatet e reja, dhe të injorojnë çdo tentativë për puç’.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − six =

Previous Post

Dashuria e presidentit Agim Ademi për dy "fëmijët" e tij, Trimin dhe Kosovën

Next Post

Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan në mbështetje të kryetarit Ademi

Advertisement