Dark Mode Light Mode
Pritje e zbreht për Armend Mujën e Faton Pecin në Mitrovicë (Foto)
I nominuari i Biden për Sekretar: Duartrokas për punën e bërë nga Trump, do ta shtyjmë Kosovën përpara
Baraliu: Ja pse sondazhi i RIINVEST është sharlatanesk

I nominuari i Biden për Sekretar: Duartrokas për punën e bërë nga Trump, do ta shtyjmë Kosovën përpara

Sekretari i Shtetit në ardhje i SHBA’së, Antony Blinken, ka folur për hapat që do t’i marrë Amerika në marrëdhëniet ndërkombëtare nën Administratën e Joe Biden.

Kur është pyetur për punët e Presidentit të kaluar Donald Trump, ai ka thënë se ka punë që i mbështet dhe marrëveshja në mes të Kosovës dhe të Serbisë është njëra prej tyre.

“Asnjë parti nuk ka monopol në ide të mira. Të gjitha idetë e mira qëndrojnë. Të mundohemi të avancojmë sigurinë e popullit amerikan jashtë kufijve. Jam i gatshëm të bëjë këtë. Janë një numër i gjërave që ka bërë administrata Trump jashtë të cilat i mbështes”, ka thënë ai.

Advertisement

“Duartrokas punën për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin. Ju përmendet edhe punën e kryer mes Kosovës dhe Serbisë. Duartrokas edhe atë dhe punën që është bërë. Presidenti në zgjedhje ka kaluar kohë të shumtë në këto shtete në të kaluarën. E kemi përmendur disa herë punën që duhet bërë për të çuar Kosovën përpara, dhe me shpresë, edhe Serbinë. Dhe sigurisht të bëjmë aleatët që të investohen më shumë. Në fund, dua të shtoj se presidenti Trump kishte të drejtë që mori një qasje më të fortë ndaj Kinës”, shtoi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × four =

Previous Post

Pritje e zbreht për Armend Mujën e Faton Pecin në Mitrovicë (Foto)

Next Post

Baraliu: Ja pse sondazhi i RIINVEST është sharlatanesk

Advertisement