Manipulimi me rezultatet e sondazhet, që për qëllim kanë manipulimin edhe të votuesit në zgjedhjen e tyre të lirë ditën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetvendosje dhe vartësit e sajë paturpërsishtë po e degradojnë dhe po e prezantojnë si të mirëqenë në opinion duke e ushqyer rrejshëm opinionin.
I tillë ishte edhe sondazhi i ditës së sotme të cilin e prezantuan në një televizion nacional, bashkëpuntorët e të sapo aderuarit në Lëvizjen Vetvendosje, Armend Muja, pra njerëz të Riinvestit të cilët me një mostër prej vetëm 1 100 personave guxojnë të provojnë ta paraqesin si rezultat të mirëqenë të disponimit të qytetarëve për preferencat e tyre tek partitë politike në vend.
Bleron Baraliu, në një postim të tijin në facebook është tallur me një sondazh të tillë duke thënë se kjo sondazh i cili nuk është i bazuar aspak në shkencë, nuk ka se si të quhet ndryshe pos si sharlatanizëm.
Ja postimi i plotë i z. Baraliu:
Pastaj po cuditeni kur po satirizoj mbi ‘hulumtuesit’ e sondazheve…
I kane anketuar vetem 1100 persona te shperndare neper gjitha regjionet, dhe permes tyre e kane parashikuar rezultatin neper regjione veq e veq🏻🏻🏻!!!
Matematika kerkon qe per te parashikuar rezultatin ne Prishtine, per shembull, mostra minimale duhet te perbehet nga mbi 1000 anketues vetem nga Prishtina. Me vjen keq por kur nje department, si Riinvest Data Anytics i Kolegjit Riinvest, publikon dicka kaq flagrante, nuk kemi se si mos ta quajme sharllatanizem te llojit me elementar.