Dark Mode Light Mode

Bytyçi, PDK: VV është parti ekstreme, ka djegur shtetin e tash po sulmon çdo zë kritik

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për sulmet e fundit që ka nisur ndaj gazetarëve dhe mediave për çfarëdo raportimi që nuk i pëlqen partisë së Albin Kurtit.

Bytyçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vetëvendosje është parti ekstreme e cila fillimisht ka sulmuar e djegur institucionet, pastaj i linçoi institucionet e zyrtarët e tani në emër të së vërtetës sulmon çdo zë kritik.

Postimi i plotë i Avni Bytyçit:

Advertisement

Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit.

E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës.

Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 + 1 =

Previous Post

Strugë, qytetarët të pakënaqur me orën policore për Bajram<br><br>

Next Post

Rriten tensionet, ushtarët turq kalojnë kufirin me Greqinë dhe pushtojnë zonën e kontestuar<br><br>

Advertisement