Greqia raportonte sot se trupat turke kishin pushtuar një pjesë territori në zonën e kontestuar kufitare, teksa tensionet mes dy vendeve mbeten të konsiderueshme.

Burimet greke thanë se 35 ushtarë turq marshuan në fushën në bregun lindor të lumit Evros në Melissokomeio dhe kishin ngritur atje një flamur të vogël turk në një pemë.
Ata gjithashtu refuzuan kërkesat e palës greke për t’u tërhequr. Lumi Evros shënon kufirin mes dy vendeve por ai dihet që ndryshon rrjedhën e tij dhe kjo qenë justifikimi i disa kontradiktave.
Burimet thonë se inkursioni turk ishte një reagim ndaj një studimi që grekët kryen në zonën 1.6 hektarë, për ndërtimin e gardheve të tjera kufitare.
Marrëdhëniet Turqi-Greqi kanë qenë të tensionuara që prej pushtimit të veriut të Qipros nga Ankaraja në 1974. Turqia tha se kreu pushtimin si reagim ndaj grushtit të juntës ushtarake greke që kishte si synim bashkimin e Qipros me Greqinë.

SHPËRNDAJE