Qyteti ishte i mbushur plot me njerëz, të cilët po përgatiteshin për festën e Bajramit. U vërejtën turma njerëzish në markete dhe tek tregu i gjelbërt, por duke u respektuar rregullat dhe mbajtja e maskave.

Qytetarët e Strugës për TVM2 u shprehën se janë shumë të pakënaqur me orën polciore për fesën e bajramit, duke thënë se nuk ka qenë e nevojshme të merret një vendim i tillë, ndërsa të rrallë ishin ata që thanë se është vendim i mirë.
“Mendoj që nuk ishte e nevojshme ora policore për festën e Bajramit, komplet festa e ramazanit. Nuk ka pas nevoje te ket, Bajrami është një festë që na vjen njëherë në vit dhe të jemi të kushtëzuar, mos mund të dalim të takojmë të afërmit, dmth nuk ishte e nevojshme, po shteti e di.”
“Nuk është e nevojshme fare, ka një muaj ska orë policore për vikend tani vetëm për bajram. Kjo është kot fare.”
“Ora polciore ishte e nevojshme, por jo kaq. Të paktën dita e diel, dita e parë e bajramit duheshte, të jetë gjithë ditën, deri në 7 ora në mbrëmje. Do të mjaftonte kështu, se përndryshe ka nevojë për çdo gjë por jo kaq të shtrënguar”.
“Po pasi është festë e cila duhet të festohet është mirë që edhe kjo të bëhet e mundur. Të zgjatet koha që të mund të falet bajrami. Është një festë që vjen njëherë në vjet”
“Nuk është e logjikshme që ora policore të jetë deri të martën në mëngjes, se të martën pastaj hapen kafenetë dhe njerëzit nëse do infektohen do infektohen edhe në kafene jo vetëm gjatë festës së Bajramit, por gjithsesi ne do i respektojmë ata masa që na ka dhënë qeveria. Mendoj që do të ishte më mirë që të fillonte ora policore të paktën prej orës 2 të dielën dhe të hënën të mos kishte, të ishte prej orës 19 siç ka qenë çdoherë”.
“Un mendoj se duheshte, edhe më herët duheshte, që të mos festohet edhe brenda në xhami, më me rëndësi është shëndeti se një ditë bajram. Kemi tani bajram, mbas dy muajve kemi bajram tjetër”, shprehen qytetaret.
Ndërkohë Struga po i kthehet normalitetit dhe fluksi i të infektuarve është ndaluar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë të infektuar të ri. Megjithatë u bëhet apel të gjithë qytetarëve që tju përmbahen rregullave të qeverisë.

SHPËRNDAJE