Dark Mode Light Mode

Arsenali do të bëjë gjithçka për ta blerë James Rodriguezin këtë verë, sipas MARCA-s

Arsenali do të bëjë gjithçka që mundet për ta blerë yllin e Real Madridit, James Rodriguez, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas gazetës spanjolle MARCA.

Para se përhapja e pakontrollueshme e pandemisë koronavirus ta pezullonte futbollin, mesfushori kolumbian po vuante për të luajtur në skuadrën e Zinedine Zidane pas rikthimit në klub për sezonin 2019/20,

Mundësitë që ai të vazhdojë me klubin madrilen janë të vogla duke i parë rrethanat dhe faktin se ai nuk është planet e Zidane.

Advertisement

Prandaj, Arsenali dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta sjellë atë në Londër.

Trajneri Mikel Arteta e sheh kolumbianin si lojtar që i sjell cilësi shtesë sulmit.

Arsenali beson se James mund të lulëzojë përsëri në një mjedis të ri dhe dëshiron ta bëjë 28-vjeçarin lojtar kyç në projektin e së ardhshmes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve + 5 =

Previous Post

Der Standard: Kuadrot e vjetra të LDK’së ndoqën presidentin sepse donin të linin vetë koalicionin

Next Post

Xhesika shfaqet nga vetizolimi, kërkon të rrimë në shtëpi

Advertisement