Dark Mode Light Mode

UGSH nga Tirana uron dhe çmon larte zgjedhjen e kolegut Nefail Maliqi në krye te Organizates se Gazetareve Boterore

Tiranë, 24 shkrut -Pershendetje uruese e kryetarit te Unioni i Gazetareve Shqiptare (UGSH) Aleksander Çipa Zgjedhja e gazetarit shqiptar Nefail Maliqi ne kryesine e Shoqates Boterore te Gazetareve ne Gjeneve, perben nje rast te ri perfaqesimi te gazetareve shqiptare ne nje forum nderkombetar.

Per kete arsye, Unioni i Gazetareve Shqiptare ndien jo vetem gezimin, por edhe vleresimin e nje gazetari nga trojet tona, i cili me punen dhe kembenguljen e vet profesionale shton mundesite e integrimit europianist te komunitetit tone profesional.

Advertisement

Duke i uruar kolegut Maliqi per kete zgjedhje, shprehim njeheresh deshiren per perfaqesim permes tij edhe te organizatave kombetare te gazetareve ne strukturat globale te gazetareve.

Ne kete menyre ne shumefishojme dhe potencojme solidaritetin dhe ndjeshmerine ndaj lirise se shprehjes dhe mbrojtjes se te drejtave te gazetareve.

Unioni i Gazetareve Shqiptare ne urimin per suksese, i adreson kolegut tone ne Gjeneve edhe nevojen per intensifikim te marredhenieve mes organizates sone dhe Shoqates se Gazetareve Boterore ne Gjeneve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − seven =

Previous Post

Ku është "gardiani"?, Medvegja shkoi.. Prishtina të mbroje shqiptaret e Lugines jo me fjale, por me vepra si Beogradi serbet e Kosovës!

Next Post

Mbi 70 gazetare nga Tirana -UGSH ne Preshevë. Kryetari Cipa: Me ketë vizite plotesuam kerkesen dhe deshiren e kolegut tonë në Gjenevë

Advertisement