Dark Mode Light Mode

Robertson, mbrojtësi i majtë më i mirë në botë !

Chilwell nuk ka asnjë dyshim, tani për tani, Robertson është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë.

Me Jurgen Kloppin në stol, Andy Robertson po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit.

Advertisement

Sezonin e kaluar ai dhuroi 13 asiste dhe e ndihmoi Liverpoolin ta fitojë Champions Leaguen si dhe Superkupën e Evropës, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 2 asiste.

Pavarësisht se nuk zuri vend në 11-shen më të mirë për vitin 2019, mbrojtësi i majtë i Leicester City, Ben Chilwell, nuk ka asnjë dyshim – thotë se Robertson është më i miri në botë.

“Ai është lojtar i shkëlqyer”, tha Chilwell për faqen zyrtare të Leicester. “Ai është mbrojtësi më i mirë në botë do të thosha dhe nuk është aspak ekzagjëruese”.

“I shikoj ndeshjet e tij sepse është më i vjetër dhe e shikoj se çfarë po bën për t’u përmirësuar”.

“Ai dhuron shumë asiste dhe shkon shumë përpara, është më i miri”.

“Është i mirë edhe defensivë kështu që është lojtar nga i cili përpiqem të mësoj në këto momente”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + nineteen =

Previous Post

Koalicioni NISMA-AKR-PD përmbyll fushatën në Prizren

Next Post

Përqafoni sa më shumë fëmijët tuaj, mësoni ndikimet pozitive

Advertisement