Dark Mode Light Mode

Neymar zbarkon në Barcelonë, kërkon me gjyq nga ish-klubi plotë 26 milionë euro !

Neymar Junior tashmë ndodhet në Barcelonë për t’u përballur me ish-klubin e tij.

Sulmuesi brazilian ka zbarkuar në aeroportit El Prat me avion privat këtë të enjte bashkë me babanë e tij pas stërvitjes me PSG.

Advertisement

Nesër (e premte) në orën 09:30, do të paraqitet në gjyqin që ai ka me Barçën. Neymar paditi Barcelonën për mospagimin e gjithë shumës për rinovimin e kontratës.

Ai pretendon se ka marrë vetëm 14 milionë nga 40 që ai ra dakord me klubin dhe kërkon edhe 26 milionë plus interesat.

Nga ana e saj, Barça gjithashtu e paditi Neymarin me pretendimin se ky bonus nënshkrimi ishte i lidhur me përmbushjen e tërë kontratës deri në qershor të vitit 2022, diçka që sulmuesi nuk e bëri, sepse ai u largua në 2 gusht 2017.

PSG e pagoi klauzolën e tij të largimi, plot 222 milionë euro.

 

Gjyqi duhej të zhvillohej në 31 janar, por u shty sepse Barca kërkoi që PSG të paraqiste kontratat origjinale që lojtari ka me klubin parisien, diçka që deri më sot Nasser Al-Khelaïfi kishte refuzuar ta dorëzonte.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + two =

Previous Post

Komuna e Drenasit miraton buxhetin për vitin 2020

Next Post

Shqiptarja 17-vjeçare Jody Lulati, mahnit jurinë e “X Factor” në Greqi !

Advertisement