Shqiptarët vazhdojnë çdo herë e më shumë të shënojnë sukses jashtë vendit.

Së fundmi, një 17-vjeçare me prejardhje shqiptare, e quajtur Jody Lulati, i bëri krenarë bashkëkombësit e saj me një paraqitje të shkëlqyer në “X Factor”, në Greqi.

Emigrantja nga Shqipëria, vendosi të provojë fatin në spektaklin e talenteve, duke u paraqitur në audicionin e parë të “X Factor Greece”.

Ajo interpretoi këngën “You know I’m no good” të këngëtares Amy Winehouse dhe mori komplimentet më të mira nga anëtarët e jurisë.

[yframe url=’https://youtu.be/BZdenPPZEhQ’]

Duke fituar zemrat e secilit prej tyre, ajo mori katër përgjigje “PO”, të cilat i japin asaj biletën për në fazën e radhës të konkurrimit.

Jo të paktë janë shqiptarët që kanë shënuar suksese në konkurset e talenteve jashtë vendit, ndaj edhe Jody Lulatin kjo duket të jetë një ogur i mbarë, përderisa ka mbështetjen e bashkatdhetarëve të saj.

SHPËRNDAJE