Dark Mode Light Mode

Valverde: Fati nuk është normal

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka lartësuar Ansu Fatin pas paraqitjes së tij në fitoren e Barçës kundër Valencias, duke thënë se ajo çfarë po bën 16-vjeçari nuk është normale.

Fati shënoi gol dhe dhuroi asist në fitoren 5:2 të Barcelonës kundër Valencias në La Liga të shtunën në mbrëmje.

Valverde e ka cilësuar si anormale paraqitjen e adoleshentit, duke qenë se pothuajse asnjë lojtar kaq i ri në moshë nuk është paraqitur për klubin katalonas në mënyrë kaq efektive.

Advertisement

“Ai është i përqendruar dhe shumë i mirë. Nuk është normale të shënosh në prekjen e parë, të asistosh me prekjen e dytë të topit dhe gati të shënosh me prekjen e tretë”, tha Valverde.

Fati, bashkë me Carles Perez, janë dy produkte të akademisë La Masia që patën mundësinë të luajnë në ekipin e parë të Barçës pas problemeve të klubit me lëndime.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + two =

Previous Post

MPJ Ceke i përgjigjet Zemanit dhe Beogradit: Kosovën e kemi njohur shtet, ketu ska kthim mbrapa!

Next Post

Manchester Unitedi e vëzhgoi Muriqin gjatë ndeshjes Angli – Kosovë

Advertisement