Dark Mode Light Mode

Polica serbe arreston nje te ri nga Presheva

Preshevë, 23 maj -Policia në një furgon në Preshevë gjeti 53 emigrantë të paligjshëm
Oficerët e policisë në Preshevë kane arrestuar sot J. F (27) nga ky qytet i të dyshuar se ai një një furgon mbante 53 shtetas të huaj pa dokumente te nevojshme, i cili  kur ka pare patrullen e policisë ka tentuar te ikte, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ai akuzohet për ndalimin e kalimit të kufirit shtetëror, kontrabandimin e njerëzve dhe falsifikimin e dokumenteve, njoftoi sot Administrata e Policisë në Vranjë.

Policia gjeti 53 persona pa dokumente, 45 nga Pakistani, shtatë nga Bangladeshi dhe një nga Afganistani, në një fshat në afërsi të Preshevës në një flotë të veturave të markës Fiat Dukato të Bujanovcit.

Advertisement

U konstatua gjithashtu se targat e regjistrimit nuk i përkisnin automjetit në të cilin ishin transportuar emigrantët, por se ishin te vjedhura nga një mjet tjetër.

Sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ndalohet deri në 48 orë, pas së cilës ai do të dërgohet në prokurori me një padi penale, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin e tij deri në 30 ditë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − four =

Previous Post

Nje lajm i keq per kosovaret: Në Zvicër së shpejti mund të punojnë të gjithë qytetarët e BE-së? Dmth, kur Kosoves do i jepen vizat, s'ka vend, as pune per ata

Next Post

Ardita Sinani ne Uashington: Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë në nivelin më të ulët si kurre me pare

Advertisement