Dark Mode Light Mode

Grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë

 08 Prill, 2019 Të dielën rreth orës 04:00 të mëngjesit, katër persona të dyshuar kanë vjedhur një bankomat në Prishtinë, duke përdorur substancë shpërthyese për t’u futur brenda në objekt.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga dalja në vendin e ngjarjes është ngritur dyshimi se të dyshuarit duke perdorur substancë shpërthyese kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe më pas janë larguar nga ai lokacion me veturën e tyre. Policia ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen me qëllim identifikimin e të dyshuarve si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.

Advertisement

Qytetarët të shqetësuar nga grabitjet e armatosura

Kohët e fundit janë shpeshtuar rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë, duke u bërë kështu një dukuri mjaft shqetësuese. Cak i grabitjeve kanë qenë shtëpitë private, lokale e dyqane të bizneseve, si dhe bankat.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, një polic ishte vrarë në detyrë, përderisa po përpiqej të kapte një të dyshuar për grabitje në një bankë në qytetin e Istogut, ku më pas, i vrarë mbeti edhe personi i dyshuar për plaçkitje. (M.A)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve + 12 =

Previous Post

Ylli i futbollit botëror Danny Rose i zhgënjyer nga racizmi serb dhe racizmat tjere, thote se do të largohet nga fusha e gjelbert

Next Post

Si të ulni presionin e gjakut në mënyra natyrale

Advertisement