Dark Mode Light Mode

Në mes të dimrit, nëna kosovare vdes në tendën e një kampi francez

Résultat de recherche d'images pour "reims rue Henri-Paris migrant"Paris, 13 janar -Në kampin e ezilkeruesve ne Reims te Frcnes dje ka vdekur nje grua kosovare. Ajo ka jetuar atje që nga fundi i nëntorit. Njerëzit hapen nje konto enkas per viktimen për të financuar transportin dhe varrimin e saj në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te nje gjykate franceze.

Kritikohen autoritetet qe nuk e strehuan, për të vdekur me dinjitet

Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen e një të moshuare me origjinë nga Kosova ka ndodhur në Francë.

Advertisement

Mësohet se e moshuara ka gjetur vdekjen në një kamp azilkërkuesish në qytetin e Reims.

Xhemile Shala, 70-vjeçe u gjet pa shenja jete në një mëngjes në tendën ku qendronte.

Njerëzit hapën një konto enkas për viktimën për të financuar transportin dhe varrimin e saj në Kosovë, ku deri tani janë mbledhur 765 euro nga 4,700 të kërkuara.

Shoqatat kanë kritikuar autoritetet franceze që injoruan kërkesën e saj për një banesë, për të vdekur me dinjitet.

Agjencia e lajemeve “Presheva jonë” ka mesuar se “nena shqiptare kishte shkuar në Francë me djalin, nusen e saj dhe katër nipër e mbesa

Ajo kishte aplikuar për azil 17 dhjetorin e vitit te kaluar.

“Gruaja kosovare mbi 70 vjeq ka vdekur ne rrethana  të prekshme. Asaj eshte dashut t’i jepej strehim emergjent, të paktën ajo do të kishte vdekur në kushte dinjitoze..” thuhet ne reagimin e Ibtisam Bouchara nga shoqata kolektive Exile Solidaritetit ne Reims që ka protesutuar tek autoritetet franceze.

 

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =

Previous Post

Pas largimit te lapidarit të UCPMB (janar 2013) Thaci liderët e Luginës i quajti argat të Serbisë, me të cilët sot po flet për "bashkim" me Kosovën?!

Next Post

Gurbetqarët jo vetëm qe lajne rruget me lot deri në Nish, por edhe vdesin ne Serbi. Ky është mërgimtari nga Kosova që vdiq në aksidentin ne Krushevc

Advertisement