Dark Mode Light Mode

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi viziton KKSH-në në Bujanoc

L’image contient peut-être : 4 personnes, dont Ragmi Mustafa, personnes debout et costumeNjë delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar me në krye kryetarin Ragmi
Mustafa sot u mirëprit nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Shkup, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Gjatë këtij takimi u trajtuan një mori temash dhe sfidash që kanë të bëjnë me
avancimin e të drejtave kombëtare dhe pozita në të cilën janë tashmë shqiptarët e Luginës
së Preshevës si dhe çështjet që kanë mbetur peng i mungesës së lëvizjes së lirë.

Theks të veçantë i kushtuan edhe çështjes së arsimit, përkatësisht studentëve të
Luginës së Preshevës që studiojnë në institucionet e shkollimit të lartë në Maqedoni.
Kryetari Mustafa kërkoi që studentët e Luginës së Preshevës të trajtohen po me të njëjtat
kushte me të cilët trajtohen edhe studentët nga Maqedonia.

Advertisement

Si në aspektin e tarifave semestrale në universitetet publike, përfitimit nga bursat, internshipet dhe konviktet. Gjithashtu takimi kaloi në një atmosferë shumë vëllazërore dhe mirëkuptimi të përkushtuar në gjetjen e mundësive për të tejkaluar sfidat dhe çështjet e hapura.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen + 15 =

Previous Post

Amerikanet e thonë: "Gëzuar Krishtlindjet” është diskriminim (Merry Christmas” is discriminatory). Ja cfarë shkruan Washington Post

Next Post

Kapen 47 kg drogë. Arrestohet pesë persona, një nga Bujanoca dhe dy police. Droga vinte nga...

Advertisement