Dark Mode Light Mode

Rrahen barbarisht dy shqiptarë në Serbi, pse flisnin shqip

Gazeta e përditshme “Danas”, nga Vojvodina, bënë të ditur se dy të rinj shqiptarë rrihen në Novi Sad, gjatë këtij vikendi, ndërmjet të shtunës dhe të dielës, njëri prej të cilëve është plagosur rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.

Në rrugën “Futoshkoj”, në stacionin e taksive pranë Ruletit “Gaja”, dy të rinj me kombësi shqiptare G.B. dhe Ç.M., të lindur në vitin 1999, sulmohen “nga katër persona të panjohur deri tani, pa asnjë arsye, vetëm pse bisedonin me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe”, thuhet në kumtesën e Amzës Shqiptare nga Novi Sad, të nënshkruar nga kryetari i saj Demo Berisha.

Shqiptari me inicialet Ç.M, ka lëndime të rënda: ka të thyer kockat e kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai, është duke u operuar në  Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.

Advertisement

I riu tjetër me inicialet G.M. gjithashtu, ka plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik, thuhet në deklaratën e Amzës Shqiptare nga Novi Sadi./ Sevdail Hyseni

 

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =

Previous Post

UGSH: Ibrahim Rexhepi, kolegu dhe miku që na la papritur...

Next Post

Presheva reagon ndaj sulmit të dy shqiptarëve në Novi Sad: Të ndalen sulmet vandale ndaj shqiptarëve në Serbi

Advertisement