Dark Mode Light Mode

Lichtsteiner: Shqiptarët tanë u provokuan para ndeshjes, gjesti i shqiponjës shumë i bukur

Lichtsteiner thotë se është shumë normale që Xhaka e Shaqiri festuan golat duke bërë shqiponjën.

Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, ka mbrojtur shokët e skuadrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimin me shqiponjë pas golave në fitoren 2-1 kundër Serbisë.

“Kemi pasur shumë presion, nuk ishte aspak vendim i lehtë”, tha Lichtsteiner për Goal.

“Kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte ndeshje e vështirë, sidomos për ta”.

Advertisement

“Festimi i golave? Ishte bukur, pse jo? Kjo është historia e tyre”, tha mbrojtësi. “Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë. Kam folur me babain e njërit prej lojtarëve tanë që është shqiptar dhe më ka treguar për këtë histori. Kjo është më shumë se futboll, është më shumë se futboll sepse lufta u ka krijuar atyre shumë probleme”, shtoi ai.

“I kuptoj ata. Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes nga Serbia. Kështu që mendoj se është normale”, shtoi mes tjerash Lichtsteiner.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + 3 =

Previous Post

Mbulohet Flamuri Serbisë në Zvicër me Flamur te Shqipërisë, pas fitores ne Rusi VIDEO

Next Post

Serbet nervozohen me Shaqirin dhe Xhaken, po cka me i ba kapitenti te kombetares zvicerane Liechtsteiner qe edhe ai e beri shqiponjen

Advertisement