Dark Mode Light Mode

Hazard i thotë Real Madridit “eja dhe më merr”

Eden Hazard ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’iu bashkangjitur Real Madridit

Lojtari i Chelseat është lidhur disa herë me një mundësi kalimi te Reali, i cili ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2020, transmeton Gazeta Express.

Para fillimit të ndeshjes së Belgjikës me Panamanë, belgu ka dhënë një intervistë për L’Equipe duke thënë se do të qëndrojë në Chelsea vetëm nëse përmirësohet skuadra.

“Nëse qëndroj, atëherë do të jetë vetëm për shkak të përmirësimit nga stinori i kaluar”, tha ai.

Advertisement

Ai zbuloi se do të largohet nëse Chelsea nuk përforcohet me lojtarë të mëdhenj.

“Nuk do të qëndrojë nëse ata vazhdojnë të bëhen më keq”, vazhdoi Hazard. “

Real Madridi mund të jetë i interesuar për mua, këtë e dinë të gjithë. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë nëse më dëshirojnë mua”. Nuk dua të shkoj në Madrid vetëm ashtu kot. Më duhet një projekt dhe në Chelsea e kam një”, shtoi belgu.

“Nëse arrijmë të bëjmë një Botëror të mirë atëherë do të jetë më e lehtë për mua. Nuk dua të flas për afatin e transferimeve sepse më janë bërë shumë pyetje, në Londër kam fituar gjithçka përveç Ligës së Kampionëve. Jam këtu ku jam falë Chelseat”, tha Eden Hazard.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 14 =

Previous Post

Nëna monstër nga Gjakova pranon në gjykatë se mbyti me gurë foshnjën e porsalindur

Next Post

Lugina ka harruar protestat? Presheva “pulë” ose pajtohen me situaten se "nuk ka diskriminim"

Advertisement