Dark Mode Light Mode

Klopp: Ronaldo mund të shënojë vetëm nëse ia pasojnë topin, t’ia mohojmë këtë

Real Madridi është një skuadër yjesh, por natyrisht Cristiano Ronaldo është rreziku dhe Jurgen Klopp beson se çelësi për shanset e Liverpoolit për të korrur sukses në Kiev është ta ndalin superyllin portugez.

Trajneri gjerman foli për skuadrën kundërshtare para finales së Ligës së Kampionëve dhe shpjegoi se nuk do të jetë e lehtë, derisa edhe shfaqi vetëbesim në të njëjtën kohë, transmeton Gazeta Express.

“Cristiano Ronaldo mund të shënojë vetëm nëse i pasohet topi, prandaj le të tentojmë t’ia mohojmë këtë”, tha Klopp në një intervistë për televizionin spanjoll.

“Do të përballemi me skuadrën me më përvojë në botë dhe në Ligën e Kampionëve. Por, prapëseprapë është vetëm një ndeshje dhe në një ndeshje çdo gjë është e mundur”, tha Klopp.

Advertisement

I pyetur për yllin e skuadrës së vet, Mohamed Salah, Klopp ka thënë: “Ai është i zoti, shumë i zoti, si dhe ka qëndrim vërtet të mirë. Ai është thjesht djalosh fantastik”.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + twelve =

Previous Post

Ivica Daciq është bë nervoz me Britaninë e Madhe për Kosovën

Next Post

Shpërthim në qytetin e preshevarëve në Fushë Kosovë, katër të plagosur

Advertisement