Dark Mode Light Mode

Shoqata e shkrimtarëve “FENIX” njoftim pë dashamirët e librit

PËR DITËN BOTËRORE TË LIBRIT…

#LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë), dhe të interesuarit e tjerë, se për nderë të 23 prillit, Ditës Botërore të Librit, Karvani i Shkrimtarëve të Luginës e viziton Universitetin Internacional të Novi Pazarit-Dega në Preshevë, ku do të përurohen dy libra: libri me proza poetike “Për shiun tënd të bardhë (For your white rain), të shkrimtarit Luan Maloku dhe librin me gjëegjëza “(Për)mbledhje gjëegjëzash” nga poeti Nehat Ramizi dhe do të mbahet një orë letratre, ky manifestim fillon në ora 11.00.

Advertisement

Po në këtë ditë, në Amfiteatrin e RTV- Presheva, në Preshevë, do të organizohet një tribunë e shkurtër, lidhur me krijimtarinë poetike të poetit Avni Shaqiri, në kuadër të 20 vjetorit të krijimtarisë poetike, për të cilën panelist kryesor do të jetë shkrimtari Bilall Maliqi, e Avni Shaqiri do të dhurojë disa libra pjesëmarrësve. Kjo tribunë poashtu do të shoqërohet me një orë letrare. Manifestimi në fjalë do të mbahet në ora 13.00. Pjesëmarrja e juaj e nderon librin dhe kulturën në përgjithësi…

Bilall Maliqi, kryetar

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 19 =

Previous Post

Ramazani po afrohet. Nis me 15 maj (e martë)

Next Post

"Paqja dhe stabiliteti", një interes i përbashkët i Serbisë dhe NATO-s

Advertisement