Dark Mode Light Mode

Prof. Shukri Ymeri zgjedhet kryetar i ri i KKSH-së, në vend të ndjerit Jonuz Musliut

Duke u nisur nga fakti i vdekjes së liderit te Lugines se Preshevës,qe gjendej ne krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu dhe me qëllim të evitimit të shpërbërjes së Këshillit dhe për pasojë ardhjen e masave të jashtëzakonshme, KKSH ka mbajtur nje seancë të rregulltë me pikë të veçantë të rendit të ditës – zgjedhja e kryetarit të Këshillit.

Anëtarët e Këshillit zgjedhën në përbërje të zgjeruar për kryetar profesor Shukri Ymerin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Më pas pastaj u procedua edhe me zgjedhjen e funksioneve përcjellëse dhe për kryetar të Organit Ekzekutiv z. Galip Beqiri.

Advertisement

Deri tani Imeri ishte kreu i Komitetit Ekzekutiv të KKSH-së dhe u zgjodh president pas vdekjes së papritur të Jonuz Musliut me 18 Janar të këtij viti.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve u formua në vitin 2010 dhe para M uslitu dhe Ymerit, ky trup udhëhiqej nga Galip Beqiri.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − six =

Previous Post

Presheva qe 26 vjet deshtim. Nga 1-2 marsi 1992, as Referendum as bashkim me Kosovën?! VIDEO

Next Post

50 viktima nga të ftohtit në Evropë. Mediat boterore per acarin ne Kosove e Shqiperi (-20)

Advertisement